Ekonomia greke vazhdon tkurrjen
Athinë, 14 gusht - Ekonomia greke, në vitin e pestë të recesionit, vazhdon të tkurret ndjeshëm.
Athina tha se ekonomia e saj u tkurr për të nëntin tremujor rradhazi, duke rënë në 6 presje 2 përqind pas një rënie edhe më të lartë në fillim të vitit.
Javën e kaluar, qeveria greke e zhytur në borxh njoftoi se niveli i papunësisë në vend ishte në rekordin e 23 përqindëshit.
Ekonomia greke ka patur problem ndërsa kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar vendosjen e masave shtrënguese për të ulur defiçitin, në këmbim të ndihmës prej 295 miliardë dollarëshe. Udhëheqësit grek nuk e kanë plotësuar edhe listën e shkurtimeve të reja prej 14 miliardë dollarësh që duhet të bëjnë për të siguruar këstin e ri në shtator e për të mënjanuar falimentimin.
Problemet financiare të Greqisë janë bërë shembull negative. Në fushatën presidenciale amerikane sfiduesi republican Mitt Romney than ë një miting gjatë fundjavës se pa reforma financiare, Shtetet e Bashkuara mund të bëhen si Greqia.