12 Maj 2024

Ekonomia greke në rënie të lirë

Athinë, 3 tetor - Ekonomia greke vazhdon të tkurret me ritme alarmante dhe parashikimet për vitin e ardhshëm nuk janë aspak optimiste.

Në projekt buxhetin e vitit 2013 të paraqitur në parlament nga qeveria greke parashikohet një rënie ekonomike prej 3.8 përqind për Greqinë.

Ndërkohë, për këtë vit, rënia e ekonomisë pritet të shkojë deri në 6.5 përqind, duke tejkaluar parashikimin fillestar prej 4.8 përqindësh.

Në projekt buxhetin 2013 parashikohen të tjera masa shtrënguese që do të shkurtonin shpenzimet publike, kryesisht pensionet dhe pagat e administratës me 8 miliard euro. 

Shkurtimet janë të nevojshme dhe kërkesë e kredidhënësve ndërkombëtarë të Athinës për të lëvruar këstin e radhës së huasë. 

Për të pestin vit me radhë ekonomia greke është në rënie të lirë dhe 2013 do të ishte viti i gjashtë. Por më e keqja nuk përfundon këtu.

Analistët vendas deklarojnë se me kushtet dhe kërkesat e ndërkombëtarëve, Greqisë do t’i duhen të tjera masa shtrënguese të paktën deri në vitin 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)