Ekonomia greke në 2014-n rritet me 0,6 për qind
Bruksel, 6 qershor - Indekset e besimit dhe të dhënat fiskale të Greqisë vazhdojnë të përmirësohen dhe, sipas parashikimeve ekonomike, rimëkëmbja në vitin 2014 do të jetë deri në 0,6 për qind, nënvizon ndër të tjera Komisioni Evropian në raportin e tij.
Në vija të përgjithshme, Komisioni thekson se edhe pse me vonesë, Greqia shënoi progrese esenciale në kuadër të programit të dytë të përshtatjes. Situata fiskale është përmirësuar më shumë dhe sektori bankar është stabilizuar.
Vihet gjithashtu në dukje se reformat e rëndësishme strukturore që janë zbatuar kryesisht në blerjen e produkteve, por edhe në sektorët më të shumtë të administratës publike do të fillojnë të prodhojnë rezultate për sa i përket zhvillimit dhe shanseve për vende pune.
Për sa i përket papunësisë, KE shënon se ajo arriti nivelin më të lartë në 2013 me 27,3 për qind dhe se do të ulet në 26 për qind këtë vit. Kjo për shkak edhe të afrimit të sezonit turistik ku, sipas përllogaritjeve, pritet që Greqinë ta vizitojnë afërsisht 19 milionë turistë.