Ekonomia greke jep shenjat e para të rimëkëmbjes
Athinë, 29 qershor - Ekonomia greke do të ketë ritme pozitive zhvillimi këtë vit, për herë të parë pas recesionit më të keq në kohë paqeje dhe me papunësinë më të lartë në eurozonë, ndërkohë që investitorët po blejnë sërish bono greke.
Ekonomia greke do të ketë ritme pozitive zhvillimi këtë vit, për herë të parë pas recesionit më të keq në kohë paqeje dhe me papunësinë më të lartë në eurozonë, ndërkohë që investitorët po blejnë sërish bono greke.
Ndër të tjera, vihet në dukje se interesat e bonove 10-vjeçare greke ranë në 5,79% nga 44,2% në 2012.
Ekonomia greke do të ketë ritme pozitive zhvillimi këtë vit, për herë të parë pas recesionit më të keq në kohë paqeje dhe me papunësinë më të lartë në eurozonë, ndërkohë që investitorët po blejnë sërish bono greke.
Ndër të tjera, vihet në dukje se interesat e bonove 10-vjeçare greke ranë në 5,79% nga 44,2% në 2012, që u cilësua si sukses më i rëndësishëm sesa fitorja e një lotarie duke shtuar se rritje të konsiderueshme paraqiti edhe Bursa e Athinës, me 46% në 12 muajt e fundit.
Greqia u karakterizua sërish si një treg në zhvillim për investitorët, një status që e kishte humbur gjatë anëtarësimit të vendit në eurozonë, ndërsa besimi ndaj vendit është kaq i fuqishëm, saqë muajin e kaluar investitorët e favorizuan Greqinë më shumë se vendet e tjera të ngjashme.
Në fund, vihet në dukje se ashtu si në të gjitha dramat, pati përmbysje gjatë krizës greke, stacione kritike, ndërsa fundi i saj ende nuk është garantuar. Kriza, Odiseja e re, siç e kishte quajtur Jorgos Papandreu (ish-kryeministër i vendit), filloi në 2010, ndërsa sot paraqiten shenjat e para të rimëkëmbjes.
Shkuam në fund, por tani mund të shkojmë vetëm lart dhe do të shkojmë lart, deklaroi kryeministri Antonis Samaras në muajin prill.