Ekonomia greke edhe në 2014-ën parashikohet të ketë ngecje
Athinë, 22 nëntor - Sipas buxhetit të cilën qeveria greke e ka propozuar për vitin 2014, ekonomia greke vitin e ardhshëm parashikohet të ketë ngecje.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters nga Athina, sipas projekt/buxhetit të qeverisë për vitin 2014, ekonomia greke vitin e ardhshëm parashikohet të ketë ngecje.
Gjithashtu mësohet se raundi i fundit i negociatave mes qeverisë greke dhe përfaqësuesve të trojkës FMN-BE-BQE është mbyllur mbrëmjen e së mërkurës pa një marrëveshje mbi problemet kryesore që ndajnë palët.
Të enjten, të dyja grupet janë nisur për në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e eurogrupit që zhvillohet nesër.
Ministri grek i Financave do ti paraqesë Parlamentit bilancin 2014, që sipas burimeve zyrtare regjistron për herë të parë pas disa vitesh një tepricë prej 700 milionë eurosh