Ekonomia greke do ti kthehet zhvillimit dy vitet e ardhsme
Athinë, 7 prill - Kryeministri i Greqisë, Lukas Papadhimos deklaroi dje se për dy vjet ekonomia e vendit mund të fillojë të shënojë rritje prej 2,5 deri në tre për qind.
Gjatë një vizite zyrtare në Qipro, Papadhimos tha se parashikimet aktuale tregojnë se PBB-ja greke në gjysmën e dytë të vitit 2013 do të fillojë të rikuperohet pas pesë viteve recesion.
Kryeministri shtoi se parashikimi do të realizohet nëse autoritetet greke i bashkangjiten planit për reforma dhe marrin masa shtesë për nxitjen e aktivitetit ekonomik.
Greqia evitoi falimentin falë ndihmës financiare me kredi nga partnerët e BE-së dhe FMN-së nga maji i vitit 2010 dhe si shkëmbim do ti duhet të zbatojë masa të ashpra për kursim.