Ekonomia greke do të tkurret 2 për qind këtë vit

Athinë, 23 mars - Ekonomia greke do të tkurret me 2 përqind këtë vit, ndërsa çmimet e konsumatorëve do të rriten me 3 përqind. Parashikimet vijnë nga Banka e Greqisë në një raport të publikuar sot.
Njoftimet se kriza do të vazhdojë në Greqi janë vetëm një prej disa problemeve ekonomike të vendit. Athina ka shkurtuar shpenzimet qeveritare në përpjekje për të reduktuar defiçitin buxhetor qeveritar.
Megjithatë, zyrtarët grekë thonë se ende u duhet të marrin borxh dhjetëra miliarda dollarë, të cilat ofrohen me norma shumë të larta interesi.
Athina u ka kërkuar vendeve që përdorin Euron të marrin masa për të siguruar investitorët, të cilët kanë rritur normat e interesit për shkak të shqetësimeve ndaj kredive të Greqisë.