28 Prill 2025

Ekonomia globale po përmirësohet, por ende me rreziqe

Singapor, 5 maj - Krerët e financave të vendeve të ASEAN-it dhe Kinës, Koresë së Jugut e Japonisë u takuan në Singapor ku u diskutuan për situatën globale ekonomike.

Kina përfaqësohej në këtë aktivitet nga zv/ministri i financave Zhu Guangyao dhe zv/presidenti i Bankës Popullore, Jin Çi.

Në takim u tha se situata financiare globale po përmirësohet, por ende ekzistojnë rreziqe. Paqartësitë për strategjitë, deficitet financiare dhe faktorë të tjerë po pengojnë rigjallërimin e ekonomisë botërore.

Pjesëmarrësit në takim shtuan se pavarësisht vështirësive, kërkesa e brendshme në vendet e Azisë Lindore është ende e fortë, sistemi bankar funksionon mirë, shtetet zbatojnë politika makroekonomike të qëndrueshme, ekonomia në rajon ruan rritjen, duke garantuar zhvillimin e ekonomisë në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)