15 Maj 2024

Ekonomia globale do të rritet pavarësisht Europës

Londër, 26 dhjetor - Një sondazh i Reuters, me analistët e tregjeve tregoi se shumica e tyre besojnë se viti 2012 do të vijojë të jetë i zymtë dhe i lodhshëm për europianët, por ata shprehin besimin se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë në zhvillim do ti japin ekonomisë botërore drejtimin e duhur.

Sondazhi tregoi se analistët nuk presin ndonjë mrekulli në vitin që vjen.

Analistët kanë pritshmëri të madhe që ekonomitë e zhvilluara të hyjnë në recesion, tregjet globale të mallrave të rikuperojnë vetëm një pjesë të vogël të humbjeve të këtij viti, nafta do të bjerë dhe menaxherët e aseteve tashmë nuk dinë se cili është pozicioni më i mirë i investimit.

Të 3 skenarët e mësipërm janë njëkohësisht më optimistët. Shumica bazuan vlerësimin e tyre tek shpresa, se kriza në Eurozonë nuk do prodhojë një tjetër krizë ekonomike globale.

Por pavarësisht këtyre, ka pritshmëri që ekonomi si Brazili dhe Kina në pjesën e dytë të vitit të përshpejtojnë ritmin e rritjes.

Të gjitha ekonomitë në zhvillim gjatë vitin 2011 regjistruan ngadalësim të ritmit për shkak të shtrëngimit të politikës monetare dhe inflacionit të lartë. Analistët thonë se ekonomia globale po rritet, por ajo është e ndarë në 2 pjesë.

Në pjesën e parë të vitit, Eurozona do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe në pjesën e dytë të vitit vendet në zhvillim do të rrisin ekonominë botërore.

Analistë vlerësojnë se ka dhe risqe të mëdha politike, si ndryshimi i lidershipit në vendet e fuqishme dhe perspektiva e paqëndrueshmërisë sociale në Lindjen e Mesme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)