15 Janar 2025

Ekonomia Gjermani vazhdon të rritet

Berlin, 15 nëntor - Pavarësisht krizës në Eurozonë ekonomia gjermane vazhdon të rritet ndonëse jo me ritmet e duhura. Gjatë muajve korrik-shtator ekonomia gjermane u rrit me 0.2 për qind sipas statistikave të fundit zyrtare.

Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë, por është dobësuar në muajt e fundit për shkak të krizës. Shifra e fundit janë me zbritje nga rritja prej 0.3 për qind të regjistruar në tremujorin e dytë dhe 0.5 për qind në tre muajt e parë të këtij viti. Rritja e Gjermanisë është mbështetur kryesisht nga kërkesa e huaj.

Muajin e kaluar, qeveria gjermane ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në vitin 2013 nga 1.6 për qind në 1 për qind . Deri tani gjermania ka përfituar nga euroja e dobët, duke bërë eksportet e saj të jenë më konkurruese jashtë Eurozonës. Ndërkohë mosmarrëveshjet në BE kanë sjellë një dështim të buxhetit për vitin 2013.

Polemikat në Bruksel janë të shumta edhe për të tjera vendime që duhet të marrin zgjidhje sa më parë për daljen nga kriza. Takimet e fundit të ministrave të Financave të Eurogroup dhe Ecofin i kanë thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet mes vendeve të Eurozonës.

Ndarja e Europës ka vijuar edhe mbi një regjim të ri të mbikëqyrjes bankare. Ajo duhet të garantojë që mundësisht të gjitha bankat në Evropë të kontrollohen sipas kritereve të njëjta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)