Ekonomia gjermane vazhdon progresin e saj
Berlin, 24 shkurt - Zyra Federale e Statistikave gjermane- Destatis ka njoftuar se ekonomia gjermane, e para në Evropë, ka vazhduar progresin e saj me një ritëm të ulët prej 0,3% në tremujorin e katërt të vitit 2015.
Rritja ekonomike gjermane, që ishte 1,7% gjatë gjithë vitit 2015, është mbajtur tre muajt e fundit të vitit nga konsumi i brendshëm (0,2%), shpenzimet shtetërore (1%) dhe rritja e investimeve (2,4%).
Në të kundërt, tregtia e jashtme e ka frenuar rritjen, pasi eksportet kanë rënë me 1,7% në raport me tremujorin e tretë. Importet janë zvogëluar, por në një nivel më të ulët.
Përfundimisht, Gjermania ka njohur një rritje 0,4% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2015 dhe 0,3% në tremujorin e tretë dhe të katërt.
Vëmendja tashmë përqendrohet në vitin 2016 dhe mbi aftësitë e ekonomisë gjermane që t\'i bëjë ballë trazirave ekonomike botërore.
Për momentin, qeveria gjermane parashikon sërish një rritje me 1,7% në vitin 2016.