Ekonomia gjermane rritet në mënyrë dinamike
Berlin, 13 maj - Ekonomia gjermane po rritet më shpejt sesa pritej deri tani. Siç bëri të ditur enti federal i statistikave produkti i brendshëm bruto u rrit në tremujorin e parë 2011 me 1,5 për qind në krahasim me tre muajt e mëparshëm.
Kësisoj ekonomia gjermane ka kaluar nivelin para krizës në fillim të 2008-ës shpjeguan statisticienët në Wiesbaden.
Rritja në fillim të vitit u shty përpara para së gjithash prej ekonomisë së brendshme.
Veçanërisht dinamike ishte rritja e investimeve të industrisë dhe degës së ndërtimit, por edhe e konsumit. Edhe eksportet u rritën më tej.
Shefi i të ashtuquajturëve ekonomistë të urtë, Wolfgang Franz, konsideron të mundur një rritje prej tre për qind për gjithë 2011-ën.