Ekonomia gjermane rimerr veten në 2010
Berlin, 13 janar - Ekonomia gjermane rimori fuqishëm veten më 2010, duke shënuar rritje prej 3.6 %, sipas shifrave të përkohshme nga Zyra kombëtare e statistikave.
Ky është një kontrast i fortë me shumë ekonomi evropiane, që po rriten shumë ngadalë.
GDP-ja gjermane, siç njofton BBC, pati rritjen më të shpejtë që prej ribashkimit më 1990, pasi rimëkëmbja e eksportit u përputh me rritjen e kërkesës së brendshme.
Ekonomia më e madhe evropiane u tkurr për 4.7 % në 2009, që ishte performanca më e dobët që pas Luftës së Dytë Botërore.