Ekonomia gjermane regjistroi rritje me 0,2 për qind
Berlin, 24 nëntor - Ekonomia gjermane ka regjistruar rritje me 0,2 për qind në tremujorin e tretë 2012 duke shënuar një ngadalësim që prej fillimit të vitit në sfondin e krizës evropiane, sipas shifrave përfundimtare të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave, Destatis.
\'\'Në tremujorin e tretë, ekonomia e parë evropiane ka rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me 0,2 për qind, në raport me tre muajt e mëparshëm, sipas të dhënave të bazuara nga ndryshimet kalendarike, sezonale dhe çmimeve\'\', theksoi në një komunikatë Destatis, që konfirmon gjithashtu shifrat paraprake të publikuara në mes të muajit nëntor.
\"Ekonomia gjermane po i bën ballë recesionit evropian, por me një ritëm të ngadalësuar të rritjes ekonomike\'\', komentoi Destatis.
Në tremujorin e parë të vitit, rritja ekonomike gjermane ishte 0,5 për qind dhe në tremujorin e dytë 0,3 për qind.
Në një vit Prodhimi i Brendshëm Bruto u regjistrua me 0,9 për qind.
Nga një tremujor në tjetrin, rritja ekonomike gjermane ka përfituar një impuls pozitiv jashtë vendit, me një rritje prej 1,4 për qind të eksportit të mallrave dhe shërbimeve.