Ekonomia gjermane pritet të rritet

Berlin, 16 prill - Pas rënies së madhe në vitin 2009 ekonomia në Gjermani, sipas analizave të instituteve për hulumtime ekonomike, po lëviz përsëri me ritëm të ngadaltë.
Në raportin e tyre të pranverës, të prezantuar në Berlin, ekonomistët parashikojnë për këtë vit një rritje të ekonomisë me 1,5 për qind dhe për vitin 2011 me 1,4 për qind.
Numri i të papunëve për këtë vit do të bjerë pak, në 3,38 milionë të papunë. Në vitin 2011 do të ketë një rënie të mëtejshme deri në 3,31 milionë.