Ekonomia gjermane pëson 300 miliardë euro dëme nga pandemia
Berlin, 25 maj - Ekonomia gjermane ka pësuar një dëm prej 300 miliardë euro si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar Pandemia e koronavirusit.
Sipas një hulumtimi nga Instituti Gjerman i Ekonomisë (IW), mësohet se pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme serioze ndaj ekonomisë gjermane. Pandemia ka shkaktuar një dëm prej 300 miliardë euro në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit në 18 muajt e fundit.
Hulumtimi zbuloi se ekonomia gjermane do të ishte në një situatë më të mirë, me 300 miliardë euro më shumë nëse pandemia nuk do të ishte përjetuar.
Drejtori i IW, Michael Hüther në një vlerësim lidhur me çështjen tha se nëse nuk do të ishte pandemia e COVID-19, ekonomia gjermane do të vazhdonte rritjen e saj 10 vjeçare dhe se "do të duhen vite për të rikuperuar dëmin ekonomik dhe trazirat strukturore".
"Norma e vaksinimit në Gjermani është rritur. Ky është një sinjal se nuk duhet të merret lehtë për ekonominë. Por, sërish nuk duhet të përfshihemi në mendimin se kriza e COVID-19 nuk do të lë shenja. Ekonomia do të rritej në masë të madhe nëse nuk do të ishte COVID-19", tha Hüther.
Ekonomia gjermane, në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rënie me 1.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm për shkak të ngadalësimit të konsumit privat nga kufizimet e gjata dhe më të rrepta të zbatuara me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Analistët presin që ekonomia gjermane të rikthehet në rritje pas pranverës.
Qeveria gjermane, këtë vit parashikon se PBB-ja do të rritet me 3.5 për qind.
Ekonomia gjermane e cila në vitin 2020 shënoi rënie me 4.9 për qind si pasojë e krizës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, i dha fund trendit të saj të rritjes e cila vazhdonte prej 10 vitesh.