16 Janar 2025

Ekonomia gjermane pësoi tkurrje në fundin e vitit 2012

Berlin, 12 janar - Ekonomia e Gjermanisë pësoi tkurrje në fund të vitit të kaluar duke qenë se kërkesë për eksporte nga pjesa tjetër e Europës pati rënie, raporton agjencia e lajmeve “Euronews”.

Fabrikat e vendit me ekonominë më të fuqishme të rajonit e kanë shkurtuar prodhimin në tre muajt e fundit të vitit 2012 dhe ishin më pak të gatshme për të investuar.

Por Ministria gjermane e Ekonomisë tha se rritja ekonomike do të fillojë përsëri këtë vit. Të martën që vjen, Gjermania pritet të publikojë një vlerësim të PBB-së për të gjithë vitin e kaluar.

Ministria e Ekonomisë tha se forca themelore e ekonomisë gjermane, si dhe shenja pozitive në ekonominë botërore, tregojnë se ekonomia do të ketë \"ringjallje të konsiderueshme\" në rrjedhën e vitit 2013, sidomos duke pasur parasysh se ajo mbetet konkurruese dhe mjedisi ndërkombëtar i ekonomisë është qetësuar disi.

\"Një përmirësim i lehtë në treguesit e besim sugjeron se ekonomia do të fillojë vitin e ri me një notë pozitive dhe shpejt do të kapërcejë këtë periudhë të përkohshme dobësie\", deklaroi Ministria e Ekonomisë.

Sondazhet e fundit kanë treguar se morali i bizneseve gjermane është në rritje dhe investimet duke me perspektivë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)