Ekonomia gjermane në gjendje të shkëlqyeshme
Berlin, 27 nëntor - Ekonomia në Gjermani është në gjendje të shkëlqyeshme dhe së shpejti do të mund të realizojë punësim të plotë të popullatës së aftë për punë, konsideron ministri gjerman i Ekonomisë, Rajner Bruderle.
Gjermanët janë në disponim të mirë, sërish investojmë, sërish shpenzojmë dhe njerëzit ndihen të sigurtë dhe blejnë, theksoi Bruderle.
I bindur se ekonomia e Gjermanisë së shpejti do të realizojë punësim të plotë, ai saktësoi se në vend momentalisht ka më pak se tre milionë të papunë, derisa në jehonën e krizës globale pa punë kanë qenë pesë milionë gjermanë.
Jam i sigurtë se së shpejti është i mundshëm punësimi i plotë, i cili tashmë realizohet në disa pjesë jugore të Gjermanisë, shtoi Bruderle.
Ai theksoi se bosht themelor lëvizës për rritjen ekonomike, nuk është aq eksporti, sa është konsumi privat i vendit.
Këshilltarët ekonomikë të Qeverisë paralajmërojnë se vitin e ardhshëm, 90 për qind të rritjes do ta sigurojë pikërisht kërkesa vendore, tha ai.