18 Nëntor 2024

Ekonomia gjermane me rënie relative

Berlin, 16 gusht - Ekonomia gjermane shënoi në pranverë rënie për herë të parë pas një viti. Midis prillit dhe qershorit rendimenti ekonomik ra 0,2 përqind në krahasim me tremujorin e kaluar. Sipas ekspertëve kjo është një rënie relative. 

Kriza e Ukrainës, bojkoti i Rusisë, shumë vatra të mundshme konfliktesh në Lindjen e Afërt, vështirësi në furnizimin me naftë dhe gaz, një euro e fortë, që i bën mallrat gjermane më të shtrenjta në tregun botëror - të gjitha këto nuk u shijojnë sipërmarrjeve në Gjermani. 

Me pasoja për produktin e brendshëm bruto: për shkak të dobësisë në tregtinë e jashtme dhe të rënies së investimeve, produkti i ekonomisë gjermane midis prillit dhe qershorit ra papritur me 0,2 përqind në krahasim me një tremujor më parë.

Këtë e bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Kjo është shifër më e madhe se ajo, që patën pritur shumica e ekspertëve, sepse shumë prej tyre kishin pritur në rastin më të keq stanjacion.

Megjithatë \"Kjo është vetëm një xhungë\", qetëson kryeekonomisti i Commerzbank-ës, Jërg Krämer. \"Unë nuk shoh rrezik për recesion\".

Ndërsa Instituti Gjerman për Kërkimet Ekonomike (DIW) në Berlin tërheq vëmendjen për një efekt statistik: \"Zhvillimi i dobët i dedikohet në një pjesë të madhe tremujorit të fortë të mëparshëm, në të cilin para së gjithash industria e ndërtimit shënoi rritje të dukshme për shkak të dimrit të butë\", thotë Ferdinand Fichtner nga DIW.

Por eksperti për Gjermaninë në DIW, Simon Junker, tërheq vëmendjen edhe se rënia e investimeve \"flet për gjurmët e para të frenimit për shkak të krizave gjeopolitike\".

\"Ndoshta edhe më e rëndësishme është vazhdimi i dobësisë ekonomike në vende të rëndësishme partnere të Gjermanisë, si Franca dhe Italia\", thotë Holger Sandte nga Nordea Bank. Sepse te partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, te Franca, në pranverë ekonomia ishte në stanjacion. Prandaj qeveria e Parisit e përgjysmoi parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2014 dhe llogarit rritje të borxhit të vendit.

Në Gjermani firmat e treguan të rezervuara edhe në shpenzime për makineri dhe pajisje. Meqenëse eksportet u rritën më pak se importet, tregtia e jashtme i dha një goditje shtesë konjukturës. Impulse sollën nga ana tjetër konsumatorët privatë dhe ekonomitë publike, të cilët i rritën lehtas shpenzimet e tyre.

Qeveria gjermane pret për vitin 2014 një rritje ekonomike prej 1,8 përqind dhe në vitin 2015 një rritje prej 2,0 përqind. Disa ekonomistë e ulën parashikimin për 2015-ën në 1,7 përqind, për shkak të krizës në Ukrainë dhe pasigurive në rritje. Por kryekonomisti i Commerzbank-ës Krämer megjithatë kujton: \"për një rritje të tillë ekonomike neve na kanë zili shumica e vendeve të eurozonës.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)