Ekonomia gjermane kapërcen më të keqen e krizës
Berlin, 12 shkurt - Ekonomia gjermane duket se po e kapërcen më të keqen e krizës, pas tremujorit të fundit 2012 në rënie, theksoi sot Ministria gjermane e Ekonomisë në raportin vjetor.
\"Perspektivat po qartësohen progresivisht për ekonominë gjermane. Treguesit e parë njoftojnë për një dalje të mundshme nga faza e dobësimit\'\', vijon raporti që vlerëson çdo muaj gjendjen e konjukturave në Gjermani.
\"Faza më e keqe ngadalësimit të ekonomisë duket se ka kaluar tashmë\", shtoi ministria duke nënvizuar se pakënaqësia në tregjet ndërkombëtare është ulur ndjeshëm.
Ekonomia e parë evropiane, Gjermania u prek gradualisht vitin e kaluar nga kriza që ka goditur për një kohë të gjatë disa prej prtnereve të saj në Bashkimin Monetar.
Eksportet, sektor kyç për vendin, janë regjistruar në rënie duke nisur nga vjeshta, për shkak të krizës në zonën euro, por gjithashtu dhe të uljes botërore të kërkesës.
Në tremujorin e katërt 2012, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u kontraktua me 0,5 për qind në raport me tremujorin e tretë, sipas një vlerësimi të parë nga Zyra Federale e Statistikave Destatis.