15 Nëntor 2024

Ekonomia gjermane do të përfitojë nga refugjatët

Berlin, 31 dhjetor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se shoqëria dhe ekonomia gjermane do të përfitojnë nga fluksi i qindra-mijëra refugjatëve.

Në fjalimin e saj për Vitin e Ri, drejtuar kombit, Merkel ka thënë se integrimi i migantëve, shumica prej tyre myslimanë që ikin nga lufta në Lindjen e Mesme, do t’i kushtojë Gjermanisë “kohë, fuqi dhe para”.

Por, vendi është mjaft i fuqishëm për ta përballuar, marrë parasysh papunësinë e ulët dhe pagat në rritje, ka thënë Merkel.

“Është e vërtetë se jetojmë në kohë të vështira. Por, po ashtu është e vërtetë se ne mund t’ia dalim, Gjermania është një vend i fuqishëm”, ka thënë Merkel.

Këtë vit, Gjermania ka pranuar mbi një milion migrantë, shumë më shumë se çdo vend tjetër evropian.

Merkel është një nga pak udhëheqësit evropianë që i ka mirëpritur ata, duke thënë se Gjermania e ka detyrim që të strehojë njerëzit që ikin nga konflikti dhe persekutimi.

Revista Time e ka shpallur Merkelin “person të vitit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)