22 Dhjetor 2024

Ekonomia e Zvicrës regjistron rritje modeste

Bernë, 30 nëntor - Të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë (SECO) tregojnë së ekonomia e Zvicrës u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e tretë, në një mjedis inflacioni të lartë që uli shpenzimet e qytetarëve.

Në tre muajt deri në fund të shtatorit, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me vetëm 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë, kur u rrit me 0.1 për qind, sipas të dhënave të rishikuara.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, PBB-ja gjithashtu shënoi një rritje modeste prej 0.5 për qind, duke u ngadalësuar ndjeshëm në bazë vjetore, pas një rritjeje prej 2.2 për qind në periudhën prill-qershor.

PBB-ja u mbështet nga rritja e lehtë e konsumit të familjeve, pavarësisht inflacionit relativisht të lartë. I nxitur nga shpenzimet për strehim dhe energji, si dhe për aktivitete të kohës së lirë dhe udhëtime, ai u rrit me 0.7 për qind.

Rritje është edhe konsumi shtetëror, me 0.2 për qind modeste, sipas të dhënave të ministrisë.

Investimet në pajisje dhe softuer ishin gjithashtu një mbështetje e rëndësishme, duke u përshpejtuar me një normë prej 2.1 për qind, në një mjedis me pengesa të zbutura në zinxhirët e furnizimit global.

Sipas të dhënave të ministrisë, investimet në sektorin e ndërtimit ranë sërish, me dy për qind, më fuqishëm se në tremujorin e mëparshëm.

Në projeksionet ekonomike të vjeshtës, qeveria në Bernë parashikoi rritjen e PBB-së këtë vit me dy për qind, duke theksuar situatën e tensionuar energjetike dhe rritjen e inflacionit.

Në vitin e ardhshëm, ekonomia duhet të ngadalësohet fuqishëm, me një normë rritjeje të parashikuar prej vetëm 1.1 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)