Ekonomia e Zvicrës do ngadalësohet në 2012
Bern, 15 qershor - Ekonomia zvicerane pritet të ngadalësojë hapin vitin e ardhshëm për shkak të impaktit të çmimit të ngritur të frangës ndaj ekonomisë.
Deklarata është bërë sot nga Departamenti i Ekonomisë i Konfederatës, i cili ka ulur parashikimet e bëra më parë për vitin 2012.
Sipas Departamentit të Ekonomisë, nëse franga zviceriane do të vazhdojë në nivele të tilla, volumi i eksporteve zviceriane mund të ndjejë gjithnjë e më shumë impaktin negativ të taksave të rritura të shkëmbimit gjatë periudhës 2011-2012.
Monedha zviceriane, që konsiderohet si një strehë e sigurtë, vijon të ngjitet prej më shumë se një viti ndaj euros, burimi kryesor i eksporteve të Zvicrës, që sheh vazhdimisht reduktimin e parashikimeve ekonomike, që rezultojnë të gabuara për shkak të frangës.