05 Nëntor 2024

Ekonomia e vendit ka nevojë më shumë për promovim dhe mbështetje

Prishtinë, 13 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), ekspozuan e promovuan prodhimet vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ekonomia e vendit ka nevojë për promovim dhe mbështetje. Kompanitë vendëse kanë kapacitete të mëdha, por po përballen me pengesa.

Viti 2019 ka pasur mundësi të jetë më i mirë, andaj kërkoj nga institucionet e reja që të rishikojnë mundësit për investimet që vijnë nga jashtë.

“Ekonomia e vendit ka nevojë më shumë për promovim dhe mbështetje. Kështu bashkë mund të bëjmë më shumë. 800 milionë që vijnë nga jashtë kjo na duhet me institucionet e shtet që më shumë t’i ofrojë edhe diasporës se ka duhet të investojnë ata. 2019 ka mundur të jetë më mirë, ne kemi qenë kritik”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së ka përmendur një sërë pengesash të cilat kanë zbeh që investitorët e huaj të investojnë në Kosovë, siç janë dialogu me Serbinë kjo e ka zbeh autoritetin e shtetit. Gjykata Speciale edhe kjo zbeh investitorët të vijnë të investojnë në vend.

Sipas tij duhet të bëhet më shumë për të promovuar të kundërtën e asaj që armiqtë tanë bëjnë për neve. Taksa 100% ka pasur efekt pozitiv në ekonominë e vendit, por si pasojë e taksës ka bërë që lobimi i Serbisë t’i kemi me disa çnjohje.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit KIESA-s, Nol Buzhala, tha se po iu mundësojnë bizneseve vendëse që të jenë pjesë e sesioneve dhe trajnimeve të ndryshme jashtë vendit. Kjo do t’i ndihmojë kompanive që të kenë kontakte apo edhe të gjejnë partneritet që produktet e tyre të eksportohen në Evropë dhe me gjerë.

Ai tregoi se organizojnë 8 deri në 10 konferenca jashtë vendit, me qëllim që t’i njoftojnë bizneset e huaja për shërbimet që ofron Kosova si dhe rreth taksave dhe tatimeve. Në kuadër të këtyre sesioneve kemi shpesh kërkesa të bizneseve që të jenë pjesë, dhe të takohen me bizneset e huaja dhe diasporës për të lidhur kontakt.

KIESA, ka përfunduar tri zona ekonomike derisa katërtë të tjera janë duke u investuar në disa qytete të vendit.

Sivjet 28 kompani kanë përfituar nga KIESA-s, andaj ftoi bizneset të jenë pjesë e këtyre eventeve.

“Zonat ekonomike të krijuara në Kosovë, 3 janë të përfunduar dhe në 4 jemi duke investuar Suharekë, Lipjan, Vushtrri dhe Viti. 28 kompani kanë përfituar kompanitë, ku të cilin aktivitet do ta realizojmë edhe në vitin e ardhshëm me qëllim që kompanitë të përfitojnë dhe fton bizneset që të jenë pjesë e organizimeve përfituese”, ka thënë Buzhala.

Drejtori i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu, ka njoftuar që së shpejti do të finalizohet dokumenti për planin e integritetit për administratën tatimore.

Ai shtoi se ATK-ja, është duke punuar me intensitet të lartë në përmbushjen e obligimeve tatimore, ku sivjet ka ndryshuar qasjen në menaxhimin e shërbimeve tatimore.

Ermelinda Ahmetaj, Zyrtare për Promovim dhe Avokim të NVM-ve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndermarrësisë, tha se kanë përkrahur financiarisht bizneset e reja dhe ato ekzistuese.

Ajo tregoi se kanë organizuar një sërë aktivitetesh në zhvillimin e sektorit privat. 2019 kemi pasur dy skema të financimit për bizneset e reja 78% në vlerë prej 1 milionë euro. Për bizneset ekzistuese me 4 milionë euro. E në kuadër të Javës së ndërmarrësisë 2019, kemi përkrahur ndermarrësit për zhvillim të vendit.

Ndërsa gjatë këtij aktiviteti janë ndarë mirënjohje për TOP ndërmarrjet më të suksesshme për vitin 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)