Ekonomia e vendeve të G20-s rritet me 2.8 për qind në 2013-n
Paris, 18 mars - Vëllimi i përgjithshëm i Bruto Prodhimit Vendor të vendeve të G20-s vitin e kaluar u rrit me 2.8 për qind, 0.1 pikë përqindjeje më pak se në vitin 2012.
Kështu del nga të dhënat e publikuara të hënën nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.
Në tremujorin e 4-t të vitit 2013, GDP-ja e vendeve të G20-s u rrit 3.3 për qind, 0.4 për qind më shumë në krahasim me tremujorin e tretë.
Rritjen më të madhe e ka pasur ekonomia kineze, me 7.7 për qind, ndërsa Italia njohu rënien të madhe ekonomike, me 0.9 për qind.
Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik parashikon se në një periudhë afatshkurtër ekonomia botërore do të vijojë të ruajë rritjen e lehtë, ekonomitë kryesore të zhvilluara do të vazhdojnë rritjen e qëndrueshme, ndërsa ekonomitë në zhvillim, me përjashtim të Kinës, do të ruajnë nivelin mesatar të rritjes.