Ekonomia e Ukrainës ka shënuar rënie me 7.5 për qind
Kiev, 31 dhjetor - Presidentja e Bankës Qendrore të Ukrainës, Valeria Gontareva ka njoftuar për uljen e rritjes ekonomike të këtij vendi.
Gontareva në një raport të saj ka deklaruar se ekonomia e Ukrainës në vitin 2014 ka shënuar rënie me 7.5%, ndërsa inflacioni është rritur deri në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gontareva njëkohësisht me këtë ka thënë se autoritetet ukrainase janë optimiste për përmirësimin e gjendjes ekonomike në këtë vend në vitin 2015.