Ekonomia e Ukrainës drejt tkurrjes për 8 përqind
Kiev, 2 shtator - Banka Botërore thotë se ekonomia e Urkainës, pritët të tkurret për 8 përqind këtë vit, për shkak të krizës në lindje të vendit të shkaktuar nga kryengritja separatiste.
Në një parashikim të mëhershëm Banka Botërore ka thënë se ekonomia e këtij vendi do të dobësohet për 5 përqind në 2014-ën, duke e rritur tani këtë parashikim për 3 përqind.
Qimiao Fan, drejtor i Bankës Botërore për Ukrainën, Bjellorusinë dhe Moldavinë, tha në Kiev se \"përçarjet në aktivitetin ekonomik në lindje ka rezultuar në uljen e GDP-së.