12 Maj 2024

Ekonomia e Turqisë rritet për 3,3%

Bruksel, 10 tetor - Komisioni i Bashkimit Evropian ka deklaruar se ata e kanë parë si të suksesshme rritjen që ka shënuar Turqia në eksport pavarësisht krizës ekonomike dhe ngadalësimit në tregtinë ndërkombëtare.

Në raportin ku janë vlerësuar ekonomitë e vendeve kandidate vihej në dukje se Turqia ka arritur të ulë në nivel të dukshëm këtë vit deficitet buxhetore dhe ato në tregtinë me jashtë.

Në raport thuhej se eksporti turk vitin e fundit pavarësisht krizës ekonomike në Evropë dhe ngadalësimit në tregtinë globale, ka arritur një sukses të mirë si rezultat i tregtisë që Turqia ka bërë me Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Komisioni Evropian nënvizoi edhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur shitja e arit Iranit për rritjen e eksportit të Turqisë.

Në raport gjithashtu thuhej se megjithëse në gjysmën e parë të këtij viti deficiti buxhetor ka qenë 1,2 pikë më shumë se sa vitin e kaluar , raporti i borxhit publik me produktin e brendshëm bruto nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur në nivelin 39%.

Sipas Komisionit Evropian, ekonomia e Turqisë këtë vit do të rritet 3,3% ndërsa vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë 4,6%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)