Ekonomia e Turqisë rritet me 4 për qind
Sipas kësaj shpejtësia e rritjes në çerekun e fundit të vitit 2013 u rrit për 4,4% në bazë vjetore. Prodhimi i Brendshëm Bruto i llogaritur me metodën e prodhimit në vitin 2013 në krahasim me një vit më parë me çmime konstante shënoi një rritje prej 4% dhe doli në 122 miliardë e 388 milionë lira turke, me çmimet aktuale u rritën për 10,2% dhe arritën shifrën prej 1 trilionë e 561 miliardë e 510 milionë lira turke.
Organizatat e ndërmjetësimit financiar në vitin 2013 në krahasim me një vit më parë me një rritje prej 9,8% në çmimet konstante doli në 15 miliardë e 549 milionë lira, në çmimet aktuale shënoi rritje me 12,8% dhe doli në 52 miliardë e 483 milionë lira turke.
Industria e prodhimit në vitin 2013 në krahasim me një vit më parë shënoi një rritje prej 3,8% në çmimet konstante dhe doli në 29 miliardë e 446 milionë lira, ndërsa me 8,9% rritje në çmimet aktuale doli në 239 miliardë e 115 milionë lira turke.
Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë në vitin 2013 me çmimet aktuale u llogaritë të jetë 20 mijë e 531 lira turke (e barabartë kjo me 10 mijë e 782 dollarë).