Ekonomia e Spanjës fillon rimëkëmbjen
Madrid, 31 janar - Mediat spanjolle shkruajnë për tregues të mirë, se ekonomia e këtij vendi po rimëkëmbet nga recesioni disavjeçar.
Ekonomia spanjolle në vitin 2014 është rritur me 1,4 për qind, duke i dhënë fund pesë viteve të bilanceve negative.
Mediat spanjolle shkruajnë se këta janë tregues të mirë, se ekonomia e këtij vendi po rimëkëmbet nga recesioni disavjeçar.
Rritja ekonomike në vend ishte kryesisht rezultat i rritjes prej 0,7 për qind nga tremujori i kaluar.
Spanja në vitet e kaluara ka pasur probleme serioze ekonomike për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak të krizës së borxhit në Evropë.
Ky vend doli nga recesioni në vitin 2013, ndërkohë që qeveria spanjolle pret që ekonomia e saj gjatë këtij viti të rritet me tre për qind.