06 Nëntor 2024

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 4.45 për qind në tremujorin e parë

Tiranë, 5 korrik - Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, deklaroi të mërkurën guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

"Të dhënat indirekte që disponojmë sugjerojnë po ashtu për norma pozitive rritjeje gjatë tremujorit të dytë," shton Sejko.

Sipas tij, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e sektorit industrial, dhe në veçanti nga rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike.

"Ndërsa nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike është ndihmuar nga zgjerimi i konsumit privat, i investimeve totale dhe i eksportit të mallrave e shërbimeve, por ajo është frenuar nga rritja e importeve, u shpreh guvernatori Sejko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)