17 Nëntor 2024

Ekonomia e Shqipërisë shënon rritje negative

Tiranë, 7 shtator - Në Shqipëri, ekonomia shënoi një rritje negative në tremujorin e dytë të këtij viti, duke zbritur me 0.61 përqind kundrejt të njejtës periudhë të viti të kaluar. Shifrat u bënë publike nga Instituti i Statistikave.
 
Sipas të dhënave, sektorët që kanë shënuar rënien më të fortë janë Transporti me -23.05 përqind dhe Ndërtimi me -22.39 përqind.

Një rënie më të ulët pati grupi i Industrive me  -1.29 përqind dhe Posta e Komunikacioni me -1.02 përqind.

Nga ana tjetër, të dhënat flasin për një aktivitet pozitiv të Bujqësisë e cila ka regjistruar një rritje prej 3.18 përqind, të grupit Tregti, Hotele dhe Restorante me +7.09 përqind, dhe Shërbime të tjera me +4.55 përqind.

Sipas drejtorit të Institutit të Statistikave Gjergj Filipi, kjo rënie e aktivitetit ekonomik krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar i detyrohet faktit që tremujori i dytë i 2013-ës ka patur karakteristika të pazakonta: shpenzime të lartë dhe injeksione të mëdha likuiditeti, duke qenë se koincidon me periudhën para zgjedhjeve elektorale.

Krahasuar me tremujorin e parë të 2014, aktiviteti ekonomik rezulton me rritje, ndonëse modeste, prej 0.38 përqind.

Në tremujorin e parë rritja me bazë vjetore ishte 1.65 përqind. Ndërsa viti 2013 u mbyll me nivelin më të ulët historik që nga viti ’97, me 0.4 përqind.

Autoritetet kanë parashikuar një rritje prej 2.1 përqind për vitin 2014, por rezultatet e tremujorit të dytë rrezikojnë ta kompromentojnë këtë objektiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)