17 Nëntor 2024

Ekonomia e Shqipërisë rritet për 3.3 për qind

Tiranë, 10 janar - Instituti i Statistikave të Shqipërisë njoftoi se aktiviteti ekonomik i vendit është rritur me 3.3 përqind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014.

Sipas Drejtorit të Instat, Gjergj Filipi, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti, Hotele dhe Restorante, Shërbimet e tjera, apo dhe Ndërtimi, ndërkohë që Transporti shënoi një rritje negative.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2013, rritjen më të madhe e shënoi grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante me 10,41 %, i ndjekur nga aktiviteti i Ndërtimit që u rrit me 7.53 përqind, nga Posta dhe Komunikacioni me 5.39 përqind apo grupi Shërbime të tjera i cili u rrit me 3.76. Një rënie të fortë, me -24.07 përqind pësoi Transporti.

Rritja me 3.3 përqind është më e larta e regjistruar gjatë 2014, ku tremujori i parë pati një rritje prej 1.6 përqind, i pasuar nga një rritje negative, -0.65 përqind në tremujorin e dytë.

Mesatarisht aktiviteti ekonomik në 9 muajt e parë të vitit ka shënuar një rritje prej 1.38 përqind, një nivel që bën të mundur arritjen e objektivit për një rritje prej 2 përqind në 2014, nëse dhe tremujori i fundit do të rezultojë me të njejtën tendencë si tremujori i tretë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)