Ekonomia e Shqipërisë në rritje me ritme të dobëta
Tiranë, 8 shtator - Rritja ekonomike për Shqipërinë do të vazhdojë të mbetet sipas parashikimit në masën e 2.1 për qind. Kjo masë e rritjes ekonomike u bë e ditur nga raporti që Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi dje për zhvillimin ekonomik jo vetëm në Shqipëri por edhe në nivel botëror.
Në raportin e publikuar dje, FMN-ja ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e cila sipas këtij institucioni parashikohet të mbetet me 2.1 për qind.
Edhe pse rritja ekonomike ka vijuar sipas parashikimit, sërish ajo mbetet nën mesataren e Evropës për vendet në zhvillim. Gjithsesi rritja dhe zhvillimi ekonomik pritet të rritet me 2.7 për qind, krahasuar me deklarimet e muajit prill.
Ky niveli i rritjes vlerësohet për shkak të perspektivës pozitive ekonomike të Hungarisë dhe të Polonisë. Në 2015-ën rritja për Shqipërinë pritet të përshpejtohet në 3.3 për qind dhe në 2016-ën, ajo supozohet të gjallërohet në nivelin e 4.7 për qind.