Ekonomia e Shqipërisë në rënie
Tiranë, 27 shkurt - Ekonomia e Shqipërisë gjatë muajit janar ka pasur rënie duke e krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ndërsa qeveria e uli fondin për investime publike me mbi 72 përqind.
Të ardhurat e qeverisë nga tatimi mbi Vlerën e Shtuar ranë me 3.7 për qind, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi Fitimin ranë me 22 për qind.
Sipas gazetës Shqip të ardhurat nga TVSH patën shënuar ecuri shumë pozitive gjatë muajve tetor-dhjetor të vitit të kaluar, ku shkaqet kryesore lidheshin me rritjen e importit të karburanteve, pasi rafineria e Ballshit ndërpreu punën.