Ekonomia e SHBA-ve nuk do të përballet me recension
Washington, 27 korrik - Sekretari i Thesarit amerikan, Timothy Geithner, deklaroi se ekonomia amerikane do të vazhdojë të rritet ngadalë gjatë 12-24 muajve të ardhshëm dhe do të bëhen përpjekje për të parandaluar një rënie tjetër ekonomike.
"SHBA-ja nuk do të përballet përsëri me një tjetër recesion '', deklaroi Geithner për gazetarët e televizionit NBC, të cilët e pyetën nëse i besonte këtij skenari.
"Ajo që është më e mundshme, është se ekonomia do të rritet gradualisht gjatë 12-24 muajve të ardhshëm'', shtoi Geithner.