Ekonomia e SHBA-së regjistron rënie me 1 për qind
Washington, 30 maj - Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tkurrur më shumë sesa ishte parashikuar në tremujorin e parë, në përputhje me vlerësimin e dytë të Departamentit të Tregtisë, i ulur ndjeshëm ditën e sotme.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) amerikan shënoi rënie me 1 për qind duke u bazuar në një periudhë nga janari në mars, pasi kishte shënuar progres prej 2,6 për qind gjatë tremujorit të fundit të 2013.
Parashikimi mesatar i analistëve bazohej mbi një tërheqje prej 0,5 për qind ndërsa Ministria kishte vlerësuar fillimisht rritjen ekonomike të tremujorit të parë me +0,1 për qind.
Është hera e parë që prej tremujorit të parë 2011 që ekonomia e parë botërore konstatoi PBB të tkurret.
Dimri kryesisht i ashpër ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë përveç shpenzimeve të konsumit që mbetën në +3,1 për qind e drejtuar nga shpenzimet në shërbime (+4,3 për qind).
Megjithatë kjo tkurrje nuk na frikëson për një periudhë recesioni të mundshme, e regjistruar nga dy tremujorët radhazi të uljes së PBB.