Ekonomia e SHBA-së regjistroi rritje
Washington, 1 mars - Ekonomia amerikane regjistroi një rritje të vogël në muajt e fundit të vitit 2012.
Raporti i publikuar të enjten nga Departamenti i Tregtisë njofton se Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm u rrit 0.1 për qind në tre-mujorin e fundit të vitit të kaluar.
Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm përfshin të gjithë aktivitetin ekonomik më vend, që nga sektori i shërbimeve, ai i prodhimit industrial e bujqësor e deri tek aktiviteti intelektual.
Një tjetër raport qeveritar tregon se numri i amerikanëve që paraqitën kërkesë për asistencë papunësie u ul me 22 mijë vetë. Tani kjo shifër llogaritet në 344 mijë.