18 Nëntor 2024

Ekonomia e SHBA-së bllokohet në tremujorin e parë

Uashington, 1 maj - Ekonomia e SHBA-së u bllokua në tremujorin e parë, si pasojë e kushteve dimërore duke ulur pritjet e analistëve, me një rritje prej 0,1 për qind në ritëm vjetor, sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë.

Sipas vlerësimit të parë të Departamentit të Tregtisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PPB) amerikan është rritur vetëm 0,1 për qind në ritëm vjetor.

Parashikimi mesatar i analistëve ishte një për qind pas një rritjeje me 2,6 për qind në tremujorin e katërt dhe 4,1 për qind në tremujorin e tretë.

Përveç shpenzimeve të konsumit që u paraqitën mirë, kryesisht si pasojë e shpenzimeve në shërbime të tjera duke shfaqur një rritje me tre për qind kundër 3,3 për qind tremujorin e mëparshëm, shumë sektorë ekonomikë kanë regjistruar rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)