Ekonomia e Serbisë del nga recesioni

Beograd, 7 maj - Ministria e Financave e Republikës së Serbisë ka bërë të ditur se treguesit ekonomikë të Serbisë që nga fillimi i vitit 2013 tregojnë një rritje mjaft bindëse.
Për 3 muajt e parë të vitit rritja e eksporteve rezultoi 22 për qind, rritja e prodhimit industrial arriti në 5.2 për qind, prodhimi bujqësor - 1.9 për qind.
Vëllimi i eksporteve të Serbisë në mars tejkaloi rekordin maksimal historik dhe arriti deri në 857 milionë euro.
Ritme të larta të rritjes janë vërejtur pothuajse në të gjitha degët e industrisë së vendit.