Ekonomia e Rusisë ka forcuar tendencën e rritjes
Moskë, 28 dhjetor - Kryeministri rus Vladimir Putin quan si një nga rezultatet më të rëndësishme ekonomike të vitit në përfundim për vendin konsolidimin e tendencës për rritje të qëndrueshme.
Siç njoftoi Putin në mbledhjen e qeverisë, rritja e ekonomisë ruse këtë vit do të shënojë 4.2-4.3 për qind, një tregues mjaft i mirë ky në krahasim me atë të ekonomive më të zhvilluara të botës.
Një situatë e tillë do të ndikojë pozitivisht edhe në tregun e punës: në qoftë se në fillim të vitit niveli i papunësisë ishte 7.8 për qind, tani ai rezulton pak më shumë se 6 për qind, vuri në dukje Kryeministri, duke theksuar se në zonën e euros ky tregues është 10.3 për qind.
Rezervat ndërkombëtare të Federatës Ruse kanë arritur në nivelin 500 miliardë $. Përveç kësaj, po vijnë duke u rritur edhe vëllimet e fondeve të qeverisë.