Ekonomia e Qipros po hyn në rrugën e rimëkëmbjes dhe të zhvillimit
Nikozia, 19 qershor - Ministri qipriot i financave Haris Georgiades tha të enjten se Eurogrupi ka miratuar vlerësimin e ri për ekonominë e Qipros dhe se do të vazhdojnë të akordohen fondet e ndihmës.
Sipas ministrit ekonomia e vendit po hyn në rrugën e rimëkëmbjes dhe të zhvillimit. \"Qiproja ka kryer një performancë të shëndetëshme në aspektin financiar dhe ekonomia e saj ka dalë nga recesioni\", theksoi Georgiades.
Pas shqyrtimit të vlerësimit aktual për ekonominë qipriote nga Eurogrupi, mekanizmi për stabilitet financiar pritet ti akordojë Qipros një fond ndihme prej 185 milionë eurosh.
Nga ana e tij Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vlerësojë këtë muaj gjendjen e ekonomisë qipriote dhe pritet ti japë fondin ndihmë prej 86 milionë eurosh.