Ekonomia e prodhueseve vendore në drejtim të rimëkëmbjes
Prishtinë, 10 gusht - Alenca Kosovare e Bizneseve, (AKB) ka bërë një hulumtim për ndkimin e masave të reciprocitetit në ekonominë kosovare nga 21 korriku e deri më 5 gusht 2011.
Nga ky hulumtimin i AKB-së rezulton se ekonomia prodhueseve vendore është në drejtim të rimëkëmbjes.
Kryetari I AKB-së Agim Shahini ka thënë se gjatë këtij hulumtimi bizneset tregtare janë treguar fleskibile ne gjetjen e partnerëve të ri dhe zëvendësimin e shpejt me produkte vendore.
Reciprociteti ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve, por jo në masën e propaganduar se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tersisht, tha Shahini.
Sipas tij bizneset vendore kanë vështirësi në sigurimin e lëndës së parë, mirpo ai tha se ky problem është I tejkalueshëm sepse bizneset po furnizohen me lëndën e parë nga shtetet e Evropës.
Ai tha se Kosova nga masat e reciprocitetit po përfiton shumë në aspektin ekonomikë për shkak të ndalimit të evazionit fiskal tash e 12 vite.
Hulumtimi është realizuar në 450 kompani nga 500 të zgjedhura në industrin ushqimore dhe ndërtimtarisë me 200 konsumator nëpër 8 komuna të Kosovës.
Sipas këtij hulumtimi çmimet e produkteve janë rritur për një për qind, mirepo është shtuar kërkesa për prodhime vendore dhe është rritur numëri I të punësuarëve në industrin ushqimore deri në 12 për ëind dhe në industrin e ndërtimtarisë deri në 40 për qind. Mirëpo rritja e numërit të punëtorëve në ndërtimtari shihet më shumë si punësime sezonale që konsiderohen si jot q qëndrueshme.
Ndërsa shumica e kompanive që janë hulumtuar 70 për qind nga to nuk kanë pasur problem me zëvendësimin e produkteve të huaja me ato vendore.
Ndërsa në treg vërehet mungesa e materialit ndërtimor për 45 për qind, produktet lukse për 20 pqr qind dhe lënda e parë dhe paketimi për 15 për qind.
Ndërsa hulumtimi I AKB-së tregon se respodentët e intervistuar 55 për qind nga ta kanë thënë se iu besojnë produkteve vendore, 20 për qind nuk iu besojnë dhe 25 për qind nuk e dinë.
Ndërsa AKB-ja ka edhe një kërkes për bizneset vendore që ta rritin cilësinë në maksimum dhe të kenë çmime korrekte.
Ndrësa për Qeverin AKB-ja ka disa rekomandime: Të heq doganën për lëndën e parë, për të gjitha produktet esenciale dhe të mbështes promovimin e bizneseve vendore më shumë.