17 Nëntor 2024

Ekonomia e Norvegjisë tronditet nga ulja e çmimit të naftës

Oslo, 7 nëntor - Rënia e shpejt e çmimit të naftës, paraqet kërcënim të madh për ekonominë norvegjeze, pasi ndikon si në të ardhurat qeveritare.

Rënia e shpejt e çmimit të naftës, paraqet kërcënim të madh për ekonominë norvegjeze, pasi ndikon si në të ardhurat qeveritare ashtu edhe ato private, sipas ekspertit ekonomik norvegjez.

\"Nëse çmimi i naftës bie nën 80 $ për fuçi, investimet në sektorin e naftës do të pësojnë rënie të mëdha të ardhurave, si dhe ulje të punësimit si rezultat i mundshëm,\" tha Ragnar Torvik, profesor i ekonomisë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim.

Ai tha se këto zhvillime mund të ndikojnë edhe tek çmimet e shtëpive, kjo ka mundësi të zbutet me intervenimin e bankës qendrore, duke ulur normën e interesit, nëse rënia ekonomike bie dukshëm. Shumë nga të ardhurat e qeverisë, si dhe të ardhurat private varen nga investimet në sektorin e naftës në Norvegji.

Çmimi Brent i referencës së naftës të papërpunuar, është pikë referimi kryesor global për tregtimin e naftës dhe ka arritur pikën më të ulët në katër vitet këtë të mërkurë në mëngjes. Sipas shifrave zyrtare, ajo arriti 81,88 $ për fuçi dhe menjëherë më pas vazhdoi të bie më tej në 81,78 $ në 08:35 sipas orës lokale.

\"Rënia e çmimeve të naftës ndikon negativisht në ekonominë norvegjeze. Ajo çon drejt uljes së të ardhurave tatimore, nëse vazhdon të bie çmimi i naftës, do të ketë ndikim të dukshëm negativ në investimet e sektorit të naftës,\" thotë Steinar Holden, profesor në Universitetin e kryeqytetit të Norvegjisë Oslo, nga Departamenti i Ekonomisë.

Megjithatë, ekzistojnë disa mekanizma për zbutjen e efekteve negative.

Holden tha se qeveria norvegjeze ka ruajtur sasi të konsiderueshme të parave në fondet e pensioneve të naftës dhe kështu do të jetë në gjendje të përballet në rast të rënies ekonomike të politikës fiskale ekspansioniste.

Norvegjia ka fond të naftës e cila aktualisht është me vlerë 885 miliardë $. Qeveria mund të shpenzojë vetëm katër për qind në vit, që paraqet kthimin e pritur të vërtetë në fond, por qeveria mund të përdorë më shumë se katër për qind, pas rënies aktuale të çmimit të naftës.

Norvegjia është prodhuesi më i madh i naftës në Evropë dhe eksportuesi i tretë më i madh në botë i gazit natyror, e renditur pas Rusisë dhe Katarit, sipas Administratës së Informacionit Energjetik të SHBA-ve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)