15 Nëntor 2024

Ekonomia, e ngufatur nga oligarkët e inkriminuar

Prishtinë, 11 prill - Ka vite që Kosova është shndërruar në një vend ku e tërë ekonomia kryesore e vendit, ndonëse në gjendje të brishtë, është e koncentruar vetëm në një grup të vogël njerëzish dhe biznesesh që janë këmbë e krye të lidhura me pushtetarët e pasluftës, e në veçanti me ata të dekadës së fundit, të cilëve nuk ua prish terezinë as gjyqësia e prokuroria.

Sipas deputetëve të opozitës, ekspertëve dhe shoqërisë civile, nuk duhet të habitemi pse e kemi këtë gjendje të mjerë ekonomike, me qindra e mijëra të papunë dhe me qindra e mijëra të ikur nga skamja e varfëria dhe dhjetëra e mijëra veta që mbijetojnë nga asistencat sociale.

Ekspertë të çështjeve ekonomike ndërkaq thonë se pas kompanive në sektorë të ndryshëm qëndrojnë apo janë \"bashkëpronar\", jozyrtarisht, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, duke favorizuar kompanitë oligarkike.

Ata shprehen se më shumë se një dekadë në Kosovë sektori i ndërtimit ka marrë hov, biznese tregtare me kapital të lartë, por asnjëherë nuk kërkohet burimi i parasë.

Lidhja e politikës me biznese, sipas tyre, dëshmohet me faktin se disa biznesmenë që udhëheqin kompani të mëdha tashmë janë bërë pjesë e politikës, ndonëse ka edhe politikanë, të cilët janë bërë biznesmenë.

\"Ndikimi i këtyre grupeve oligarkësh është shumë i madh, sepse ato e kanë fjalën kryesore qoftë tek importet kryesore, te shkatërrimi i bjeshkëve, te shkatërrimi i lumenjve, te biznesi me derivate e naftës, ndërtimet, telefonia, e shumëçka tjetër profitabile që këmbë e krye është në dorën e oligarkëve, prapa të cilëve qëndron pushteti aktual\", shprehet deputeti Bali Muharremaj

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)