Ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rritje prej 2.9 për qind
Shkup, 2 gusht - Rikuperimi i ekonomisë së Maqedonisë vazhdon edhe në tremujorin e parë, me ç'rast BPV ka realizuar rritje prej 2, 9 përqindëve, ndërsa realizimet për tremujorin e dytë gjithashtu udhëzojnë në mbajtje të ekonomisë në zonën e rritjes solide vjetore konform të projektuarës.
Kjo qëndron në raportin tremujor të cilin sot e shqyrton Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Në periudhën në projeksionet e prillit deri më tani, parametrat kyçe makroekonomike në ekonominë vendore kryesisht kanë lëvizur në pajtim me pritjet.
Rritja e realizuar është pak më e fuqishme nga ajo që është pritur në projeksionin e prillit, duke i pasqyruar realizimet më të mira tek kërkesa investuese dhe kontributi më i fuqishëm pozitiv i neto-eksportit.
Gjatë kuartalit të dytë është realizuar shkalla vjetore e inflacionit prej 3, 6 për qind, që është në pajtim me pritjet.
Nga aspekti i rreziqeve për inflacionin, ato tani për tani vlerësohen si të barazpeshuara, ndërsa vlerësimet e prillit si përkatëse.
Në tre muajt e parë të vitit, tek llogaria rrjedhëse është realizuar deficit pak më i lartë në krahasim me të priturën, për shkak të deficitit më të lartë tregtar dhe transferet pak më të ulëta private, gjatë realizimeve më të mira te shërbimet.