Ekonomia e Malit të Zi ende në recesion
Podgoricë, 31 korrik - Ekonomia e Malit të Zi nuk ka dalë nga recesioni, ndërsa rimëkëmbja e saj pritet deri në fund të vitit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat malazeze të cilat citojnë ministrin e ekonomisë.
"Është vështirë të flasim për rimëkëmbjen ekonomike, por presim se kushtet për stabilizimin e saj mund të krijohen deri në fund të vitit", ka thënë ministri malazez i ekonomisë, Branko Vujoviç.
Sipas mediave malazeze, Vujoviç theksoi se GDP në tremujorin e parë të këtij viti ishte në shkallën zero, dhe se gjatë këtij viti pritet rritja prej 0.5 për qind. Ekonomia malazeze ka shënuar vitin e kaluar rënie prej 5.3 %.
Megjithatë, Vujoviç ka thënë se është vërejtur trendi i rimëkëmbjes, duke kontribuar në rezultatet e mira në sektorët e industrisë dhe prodhimit të energjisë.