16 Janar 2025

Ekonomia e Kosovës në vitin 2012

Prishtinë, 31 dhjetor - Ekonomia e Kosovës edhe sikur në vitet e kaluara edhe në vitin 2012 ka pasur ritmet të zhvillimit, por edhe ngecje në fusha të ndryshme.

Të gjitha organizata vendore dhe ndërkombëtare Kosovën e vlerësuan si vend me perspektivë të qartë ekonomike. Kosova edhe këtë vit pati rritjen më të lartë ekonomike, me rreth 4 për qind.

Por edhe pse pati rritje më ta madhe ekonomike, në një ndër problemet më të mëdha të Kosovës ishte problemi i papunësisë në vend që sipas të dhënave zyrtare është mbi 40 për qind.

Edhe pse regjistrimi i popullsisë në Kosovë, nxori këtë të dhënë zyrtare të numrit të papunësisë në vend, zyrtarë të institucioneve vendore, por edhe të atyre ndërkombëtare, kanë vlerësuar se kjo e dhënë nuk mund të jetë 100 për qind e saktë, pasi që ekonomia informale e Kosovës, është shumë e lartë.

Megjithë përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për të luftuar ekonominë informate të tregut të punës,të gjitha përpjekjet dështuan në këtë drejtim.

Fillimi mbar për Kosovën, ishte emetimi i letrave më  vlerë që për shumë institucioneve vendore, biznese private dhe individë, u vlerësuar si arritje e madhe.

Edhe pse ishte premtuar për shumë vite si problem mbeti edhe ne vitin 2012 hapësira ajrore e Kosovës. Ekonomia e Kosovës, edhe këtë vit humbi miliona euro, pasi që mosmarrëveshjet me Serbinë, nuk arrinte që të zgjidhnin dhe Kosovë, mbeti vetëm me korridorin ajror që mundëson vetë lejim të fluturimi të aeroplanëve që hyn dhe që dalin në Kosovë.

Pas problemeve që ishin me FMN në vitin 2011, Qeveria e Kosovës në  pjesën e parë në vitit 2012 arriti pajtueshmëri për programin e ri “Stand By arrangment” me FMN-në, përmes të cilit Kosova përfitoi 107 milionë euro për buxhetin e Kosovës.

Bujqësia dhe Energjia

Kosova sikur më parë pati rritje të prodhimeve në bujqësi, duke e marrë parasysh se në vitet e fundit pasur shuam përkrahje në bujqësi me subvencionime në të gjitha kulturat bujqësore.

Sipas të dhënave, sipërfaqe të mbjella me grurë në këtë vit kanë qenë gjithsej 83 mijë e 875 hektarë, kurse rendimentet këtë vit kanë qenë nga 4000 deri në 4200.

Po ashtu me përkrahjen e qeverisë së Kosovës, u shtuan shuam kulturat e tjera bujqësore, si dredhëza, kultivimi i patates etj. Por edhe viti 2012, do  të njihet si vit që ka vazhduar dëmtimi drastik i pyjeve. Pyjet më të mira që i ka Kosova janë pyjet që më së shumti sulmohen nga vjedhësit.

Edhe pas një dekade përpjekjeje me gjithë pasuritë që i ka Kosova, edhe ky vit nuk e gjeti vendin me fillim të punimeve për Kosovën e re”.

Derisa qeveria e Kosovës, proklamon se do të vazhdohet më planet që i ka për energji, organizata e shoqëria civile, edhe këtë vit kundërshtuan planet për “Kosovën e re”, duke konsideruar se janë në kundërshtim me mborjkten e ambientit.

Po ashtu viti 2012, do të mbahet mend kur Konsorciumi Limak-Calik ofroi shumën prej mbi 26 milionë eurosh në privatizimin e distribuimit dhe furnizimit të KEK-ut.

Komiteti Qeveritar i Privatizimit (KQP), e shpalli konsorciumin Limak Yatirim Enerji&Çalik Enerji Sanayi ofertuesin e preferuar në procesin e privatizimit të Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), pasi që ofroi çmimin më të lartë.

Propozimi i KQP-së erdhi pasi Komisioni për Vlerësimin e Ofertave për Privatizimin e KEDS-it konstatoi se Limak&Çalik ka ofruar ofertën prej 26.3 milionë, kundrejt kompanisë Elseëedy Electric S.A.E  e cila ofroi, 22.8 milionë euro.

Sistemi financiar dhe tregtia

Shumica e bankave në Kosovë edhe këtë viti arritën që të kenë profit të konsoliduar prej miliona Euro për vitin 2012. Një problem i madh i tyre edhe këtë vit kishte të bënte me kamatat e larta, që i kanë këto banak, qoft më kapital vendor apo të huaj. 

Edhe ky viti është vlerësuar se  Kosova është një treg i favorshme për sistemin bankar. BQK ka njoftuar se  ka pasur shumë interesim për të shikuar mundësitë për të investuar ne sistemin bankar në vend edhe hapjen e bankave të reja.

Por vetëm një bankë turke mori licencën. Buxheti i Kosovës për vitin 2013, planifikon të hyrat e përgjithshme vendore në vlerën prej 1 miliard e 423 milion euro, ndërsa shpenzimet kapin shifrën prej 1 miliard e 586 milion eurosh.

Edhe në vitin 2013, sikur vitet paraprake barra kryesore për të mbushur buxhetin e Kosovës, do të jenë Doganë e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Edhe këtë viti të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej miliona eurosh. Në vitin 2012, ministria e Tregtisë dhe Industrisë vendosi taks për importim të çimentosh prej 35 për qind, ku ngjalli reagime të shumta të akteve politike dhe biznesor në vend.

Pati të atillë që edhe akuzuan ministren Mimoza Kusari-Lila se vendimi i saj i dëmtoi raportet Kosovë-Shqipëri.

Kosova e para për rritje ekonomike në rajon

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia edhe gjatë vitit 2012 janë përballur me një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike si pasojë e pasigurive në rritje në Eurozonë.

Kështu ka vlerësuar Raporti i zhvillimeve ekonomike të Evropës Juglindore, i publikuar nga Banka Botërore.

Sipas këtij raporti ekonomia e Kosovës parashihet të ketë një rritje më të shpejtë se të gjitha vendet e rajonit prej 4 për qind, sfidë kryesore për Kosovën mbetet papunësia dhe varfëria e lartë.

Turizmi dhe Brezovica

Megjithë resurset që i ka Kosova në turizëm, edhe këtë vit nuk ka pasur shuam zhvillim në këtë fushë që llogaritet që mund të sjellë të hyra të mëdha.

Brezovica që dikur ishte një pikëreferimi për turizmin dimëror të Kosovës, edhe këtë vit nuk arrit që të zgjidhet problemi i saj.

Telekomunikacioni dhe Infrastruktura

Kosova në mungesë të kodeve telefonike shtetërore, edhe vitin 2012 e e ka vazhduar me humbje të dhjetëra miliona eurove duke paguar për të.

Kosova edhe ka disa vjet që është shtet, ende shfrytëzon prefiksin telefonik të Serbisë +381 për telefoni fiks, kurse dy kodet e tjera, të Monako Telekomit +377 dhe atë të Sllovenisë +386 për IPKO. 

Vetëm për këtë kod, nga të hyrat për telekomunikacion të Kosovës, në Serbi hyn dhjetëra miliona euro në vit.

 Për këtë, Lëvizja për Bashkim inicio në Kuvendin e Kosovës për zëvendësimin e tri kodeve të huaja telefonike me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355 dhe dëmet që i ka Kosova nga vazhdimi i shfrytëzimit të prefiksit telefonik të Serbisë +381, dëme këto që mund të profilizohen në tri fusha: atë ekonomike, të sigurisë shtetërore dhe politike.

Kuvendi i Kosovës miratoi këtë rezolutë dhe për këtë Ministria e Zhvillimit Ekonomik krijoi një komision të përbashkët më ministrinë përkatëse të Shqipërisë për të bërë diçka në këtë drejtim.

Viti 2012 do të mbahet mend si vit i lidhjes së Prishtinës dhe Tiranës me autostradë, apo siç e ka marr emrin “Rruga e kombit. Po ashtu në shuam pjesë të Kosovës, vazhduan investimet në rrugë.

Një risi për këtë viti ishte edhe planifikimi e mjeteve për ndërtimin e autostradës për Shkup. Për këtë qeveria ndau mbi 30 milion euro për nderimin.

Por si dështim edhe për vitin 2012 është Procesi i privatizimit të PTK-së, edhe këtë viti ka vazhduar më procedurat tenderuese kishte dështuar në tetor të vitit të kaluar, pasi që në garë pati mbetur vetëm një kompani e interesuar për blerjen e aksioneve të PTK-së.

Institucionet krenohen me të arriturat

Por pavarësisht sfidave që i ka pasur ekonomia e Kosovës, institucionet e Kosovës, vlerësojnë se Kosova ka pasur përparime. Por opozita dhe njohësit e zhvillimeve ekonomike të vend, vlerësojnë se megjithë përparimet Kosova ka pasur shuam ngecje.

Beqaj: Qeveria: Kosova me shumë përparime

Pavarësisht sfidave që i ka pasur Kosova, ekonomia e saj ka pasur trend pozitiv të rritjes ekonomike. Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, ka vlerësuar se në vitin 2012 janë bërë shumë përparime dhe ka pasur ndryshime të mëdha që janë bërë në fushën legjislative.

Beqaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e projekteve në shumë sektorë si në: energji, telekomunikacion, miniera etj. “Vendimi që PTK-ja të mos privatizohej me çdo kusht vitin e kaluar ishte i drejtë dhe Qeveria gjatë këtij viti u angazhua për tërheqjen e investitorëve të huaj për këtë kompani, duke mbajtur konferenca të shumta edhe jashtë vendit, që rezultuan me sukses.

Nga tetë kompani që aplikuan, pesë sosh u parakualifikuan dhe pritet t’i dorëzojnë ofertat e tyre”, ka deklaruar ministri Beqaj.

Kusari-Lila: Përmirësim në doing biznes

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se në vitin 2012 Kosova ka shënuar progres të ndjeshëm në Raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes.

“Kosova ka përmirësuar treguesin e Fillimit të Biznesit për 44 vende në krahasim me vitin e kaluar. Treguesi për Lejet e Ndërtimit është përmirësuar për 33 vende, ndërkohë që përmirësimet më të mëdha janë bërë te Mbrojtja e Investitorëve, ku Kosova ka lëvizur pozitivisht për 76 vende”, ka theksuar ajo.

Stavileci: Ka pasur përparim

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci ka vlerësuar se viti 2012 ishte vit i fillimit të ringjalljes së bujqësisë në vend dhe vit i kthimit të shpresës së fermerëve, se më në fund kanë përkrahjen institucionale, që nuk e kishin asnjëherë deri më tani.

“Një vit, i cili është karakterizuar me nisma tejet të mëdha në këtë sektor, me rritje të dukshme të fermerëve përfitues, si dhe me shtim dhe zgjerim të përkrahjes financiare. Kemi mbi 19 mijë fermerë që kanë përfituar përkrahje të drejtpërdrejtë financiare, shumë më të madhe sesa vitin e kaluar dhe sektori është fuqizuar dhe është bërë tejet atraktiv për të investuar, sepse kanë filluar të investojnë edhe shumë kompani vendore që deri më tash kanë operuar në sektorë të tjerë”, ka theksuar ai.

Sipas tij në këtë vit ne kemi avancuar shërbimet këshillimore për fermerë, kemi krijuar fondin garantues për kredi bujqësore, pastaj kemi filluar ndërtimin e qendrave të mëdha grumbulluese, ruajtëse, ftohëse dhe shitëse për prodhimet bujqësore, si dhe në masë të konsiderueshme është rritur edhe prodhimtaria vjetore në kultura të ndryshme bujqësore.

Mujota: Prishtina dhe Tirana lidhen më autostradë

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, ka vlerësuar se viti 2012, do të mbahet mend si vit kur Prishtina dhe Tirana janë bashkuar më rrugën e Kombit, si dhe planifikimi i mjeteve për autostradën për Shkup.

Ai ka përmendur se në këtë vit, janë bërë hsumë përparime në të gjitha fushat që i mbulon Ministria e Infrastrukturës

Rashiq: Viti 2012 vit i punësimit

Edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq ka thënë se shkalla e papunësisë nuk është ashtu siç flitet.

Ai ka treguar se gjatë vitit që po e lemë pas ka pasur punësime. “ Numri i të papunëve të regjistruar është rreth 270 mijë, prej tyre 101 mijë punëkërkues aktiv kurse rreth 170 mijë punëkërkues pasiv”, ka theksuar Rashiq.

Në Kosovë janë të regjistruar të papunë rreth 270 mijë persona. Ai ka treguar se shumë organizata vendore e ndërkombëtare po i referohen papunësisë me shifra të ndryshme.

Por si një ndër dështimet e kësaj ministrie llogaritet punësimet sezonale, gjatë vitit 2012 nga Kosova kanë shkuar në Gjermani të punojnë vetëm 280 student. Ministri Rashiq thotë s e kjo po ndodh për shkak se  Bashkimi Evropian nuk lejon shtetet të nënshkruajnë marrëveshje për punësim me shtetet të cilat nuk janë pjesë e marrëveshjes për Asocim dhe Stabilizim.

Ndërkaq, pavarësisht se Këshilli Ekonomik Social (KES), kishte propozuar që paga minimale për vitin 2013 të jetë 220 euro për të gjithë të punësuarit, Qeveria ka propozuar që ajo të jetë 160 euro për personat nën 35 vjeç, dhe 190 euro për ata mbi 35 vjeç, ka bërë të ditur ministri Rashiq.

BQK: Kosova ruajti stabilitetin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Gani Gërguri ka deklaruar se Ekonomia e Kosovës, përkundër ngadalësimit, në vitin 2012 ka vazhduar të  ketë normë pozitive të rritjes ekonomike, madje më  të lartën në mesin e vendeve të rajonit, duke i’u  falënderuar stabilitetit fiskal dhe financiar, përderisa të hyrat nga sektori i jashtëm kishin ndikim negativ në rritjen ekonomike si pasojë e rënies së eksporteve, investimeve të huaja direkte dhe dërgesave të emigrantëve.

Presionet inflacioniste gjatë kësaj periudhe janë zbutur ndjeshëm, përderisa sfidë për ekonominë e Kosovës mbetet deficiti i lartë tregtar.

VV: Qytetarëve u ka vështirësuar jeta

Por nënkryetari i Lëvizjes \"Vetëvendosje\", Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se pyetja qe ne i shtrojmë vetes është se a është qytetari i Kosovës në gjendje më të mirë sot se sa një vit më parë.

“Përgjigja është jo, në fakt vetëm sa është vështirësuar jeta, Kosova nuk ka krijuar vende të reja të punës, nuk ka investime dhe rritja ekonomike nuk është e bazuar në platformë të shëndosh të prodhimit”, ka pohuar ai.

Sipas tij prioritet i Kosovës në vitin e ri duhet të jete prodhimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Qorraj: Pak përparim

Por profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Gazmend Qorraj, ka deklaruar se viti 2012 në përgjithësi nuk mund të shquhet për ndonjë aspekt të veçantë në aspektin ekonomik përveç përmirësimit të ambientit biznesor nga MTI-ja respektivisht reformave në të bërit Biznes të cilat reforma janë më se të domosdoshme për eliminimin e barrierave të ndryshme biznesore dhe përmirësimin e rankimit të Kosovës në raportin e të bërit biznes.

“Në këtë viti kishte probleme të shumta të cilat e kanë përcjellur privatizimin e asseteve publike si KEK-u, PTK, sa i përket sektorit të jashtëm gjatë vitit kishte rënie të eksporteve, rënie të investimeve të jashtme, por edhe rritje të inflacionit gjë që e zvogëlon fuqinë blerëse të konsumatorëve në Kosovë”, ka theksuar ai.

Sipas tij qeveria dhe institucionet e Kosovës është dashur të veprojnë në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, por jo të investitorëve për shitjen e aseteve shumë të rëndësishëm publike, por për tërheqjen e investimeve në industrinë e automobilistike siç është rasti i disa vendeve tona fqinjë, si në Serbi – Fiati dhe Maqedoni industria e autopjesëve të cilat sektorë mundësojnë punësimin e mijëra njerëzve në ato vende.

“Duke i marrë parasysh indikatorët e lartshënuar, nuk pritet shumë optimizëm edhe në vitin 2013, sepse një bazë prodhuese e dobët nuk mundëson rritje të eksportit dhe as shfrytëzim të tregjeve rajonale dhe Evropiane, mandej në mungesë të investitorëve të jashtëm nuk mundësohet as ulje të papunësisë, një rritje e dobët ekonomike reflektohet edhe në sektorin financiar me problem në kredi të këqija”, ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)