Ekonomia e Kosovës do rritet prej rreth 3.2 përqind
Prishtinë, 17 prill - BQK-ja, ka njoftuar se ekonomia e Kosovës në vitin 2016 pritet të ketë rritje reale prej rreth 3.2 për qind.
Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e BPVsë, ka njoftuar BQK-ja.
Rritja reale e konsumit të përgjithshëm pritet të jetë 2.1 përqind, bazuar në pritjet që konsumi privat do të rritet me 2.6 përqind dhe konsumi publik do të mbetet i njëjtë me vitin e kaluar. Investimet në vitin 2016 parashihet të shënojnë rritje më të lartë se sa në vitin 2015.