27 Dhjetor 2024

Ekonomia e Kinës vazhdon rimëkëmbjen

Pekin, 19 tetor - Ekonomia e Kinës vazhdon rimëkëmbjen nga pandemia e sëmundjes COVID-19, tregojnë shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave.

Sipas tyre, ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit për 4.9% midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Megjithatë, shifra është më e ulët se 5.2%, që pritej nga ekonomistët.

Në tre muajt e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës u tkurr për 6.8%, për shkak të mbylljes së fabrikave, si pasojë e pandemisë.

Kjo ishte hera e parë që tkurrej qëkur filloi regjistrimi i shifrave tremujore në vitin 1992.

Zëdhënësja e Byrosë Kombëtare të Statistikave, Liu Aihua, paralajmëroi se rritja mbetet ende e ngadalshme.

"Ekonomia është ende në proces të rimëkëmbjes. Disa ose shumica e treguesve nuk janë kthyer në nivelin normal të rritjes”, tha ajo.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar rritje të ekonomisë së Kinës për 1.9% në vitin 2020 - shifër kjo e përfaërt me parashikimin e Bankës Qendrore të Kinës prej 2%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)